Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme një pallat në zonën e Spitallës, në Durrës, pranë parkut të autobusëve. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke shkaktuar panik mes banorëve të lagjes.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, me tre mjete të specializuara, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten të paqarta. Grupi hetimor i policisë ndodhet në terren dhe ka nisur punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Deri në këto momente nuk ka të dhëna për persona të lënduar, por dëmet materiale pritet të jenë të konsiderueshme.