Pas vendit të dytë në konkursin ndërkombëtar të teknologjisë IAA mobilitython, në Gjermani, jeta e 20-vjeçares Xhulia Kurti, nga Durrësi, ka ndryshuar. 

Studentja e vitit të tretë në Shkenca kompjuterike në UAMD është tani në proces patentimi për lidhjen në internet pa përdorur WI-FI.

Takimet me zyrtarët më të lartë vendor dhe qendror kanë qenë të shpeshta këto javë, por edhe mbështetja që ka marrë prej tyre ka qenë e madhe. Arritja e saj mori vëmendjen edhe të kryeministrit Edi Rama, disa ditë më parë.

Në një intervistë për “DurrësLajm”, Kurti rrëfen si i lindi ideja me të cilin fitoi çmimin, ofertat nga universitetet e huaja, ftesat nga autoritetet gjermane dhe ato të BE-së, por edhe ku e projekton të ardhmen e saj dhe rrugën e gjatë që ka përpara.

Vëmendja e madhe mediatike duket se nuk e ka shpërqendruar Xhulian nga synimet e saj. 20-vjeçarja nga Durrësi po merr në konsideratë ftesat që ka marrë nga universitetet evropiane për të ndjekur studimet master.

Por të ardhmen e saj, Xhulia Kurti po e projekton në Shqipëri.

Ndiqni videon e mëposhtme për të mësuar më shumë për këtë 20-vjeçare që na bën të ndihemi krenarë.