Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Shkëlqim Elezi, 36 vjeç,  banues në Tapiz është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Elezi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Catanzaros / Itali e ka dënuar me 5 vjet dhe 10 muaj burg.

36-vjeçari është dënuar për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin për prostitucion të të miturve”, parashikuar nga nenet 416 dhe 600 të Kodit Penal Italian.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.