Një 34 vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka kundështuar dhe kanosur me thikë punonjësit e policisë bashkiake.
Në pranga ka rënë Arben Lleshi, banues në Tiranë, i dënuar disa herë më parë, për vepra të ndryshme penale.
Blutë sqarojnë se ky shtetas në rrugën “Komuna e Parisit”, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar dhe kanosur me thikë, punonjësit e policisë bashkiake.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë bashkiake” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.





