Një i ri është kapur nga uniformat blu duke qarkulluar me një automjet, të cilit i kishte vendosur pa leje një fenelinë policie.
“Më datë 03.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.K vjeç 28, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 13, u kap duke drejtuar mjetin tip “BMW”, me një fenelinë policie të vendosur pa leje përkatëse”, informon policia e shtetit.





