Më datë 04.10.2017, rreth orës 10:37, policia është njoftuar se në një dyqan rrobash në rrugën “Petro Nini”, pretendohet se është vendosur një pako në dukje si eksploziv.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë , ku nga verifikimet paraprake rezulton se :
Shtetasia B.A., pretendon se në dyqanin e saj të rrobave, në rrugën “Petro Nini”, i kanë vendosur një pako në dukje si eksploziv.
Është rrethuar vendi i ngjarjes dhe është njoftuar njësia antieksploziv.





