Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30, në fshatin Drizë të Fierit.
Pas një debati për motive të dobëta, shtetasi Harun Hoxha, 53 vjeç, ka qëlluar me pistoletë shtetasin Sh.K, 45 vjeç, banues në Fier. Policia informon se i plagosuri Sh.K. ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa shtetasi Harun Hoxha pasi ka qëllur shtetasin Sh.K, është larguar nga vendngjarja. Menjëherë është organizuar puna dhe falë veprimeve të shpejta hetimore, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga Nenet 76, 22 dhe 278 të Kodit Penal.





