Ndaj një personi që ka hyrë në Portin e Durrësit me një kamion, policia ka nisur hetimet dhe ka referuar ndaj tij materialet në Prokurori.
Ai është futur në probleme, pasi ka rezultuar se kamioni i tij tip “Iveco” ka qenë i vjedhur që më datë më datë 15.09.2009 në Bullgari.
“Më datë 02.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.H, vjeç 46, banues në Durrës”, njofton policia.





