Pas një viti të vështirë për shkak të pandemisë, e cila i detyroi që pjesën më të madhe të procesit mësimor ta zhvillonin online, maturantët e Durrësit iu nënshtruan provimit të parë të Maturës Shtetërore duke respektuar rigorozisht masat anti-Covid.
Për maturantët e gjimnazit “Naim Frashëri” provimi i gjuhës së huaj ishte relativisht i nivelit mesatar.
Shumë prej tyre, pranojnë se pandemia i ka penguar në thithjen e të gjitha njohurive të nevojshme, por përkushtimi i mësuesve ua ka lehtësuar disi gjërat.
Si shkoi provimi?
Nxënësja 1: Shumë mirë, ishte pak i vështirë por që do e kalojmë, përderisa ishim përgatitur.
Nxënësja 2: Shumë mirë, gjëra për të cilat kemi punuar. Niveli ishte mesatar. Shpresoj të dalim mirë.
Nxënësi tre: I thjeshtë. Me të vërtetë që jemi përballur me shumë vështirësi por që bashkë me zyshat ia kemi dalë mbanë.
Pandemia ju ka penguar?
Nxënësja 1: Po na ka penguar pak, karantina, pauza. Po gjithsesi ishte diçka për të cilat zysha ka punuar fort dhe na ka përgatitur të gjithëve.
Nxënësja 2: Zhvillimi i mësimit online ishte një pengesë për ne maturantët sepse nuk është njësoj zhvillimi i mësimit online dhe nëpër ambientet e shkollave por me përpjekje, me punë ia kemi dalë.
2652 maturantë të shkollave të mesme të bashkisë Durrës iu nënshtruan provimit të parë të Maturës Shtetërore, gjuhës së huaj.