“DurrësLajm” raportoi ngjarjen e minutës së fundit, të regjistruar në lagjen nr.14 të Durrësit, ku një motor përplasi një biçikletë.
Si pasojë e përplasjes, një person është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet pranë bluzave të bardha në gjendje të rëndë shëndetësore, bëri me dije “DurrësLajm“.
Operatori Denis Simaku sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, ku ndodhen efektivë të policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve, që sollën përplasjen.





