Me fillimin e vitit të ri shkollor, nga nesër policia bashkiake do të mbulojë me shërbimet e saj çdo mëngjes nga ora 07:15 deri në orën 08:15 shkollat 9-vjeçare në qytetin e Durrësit.

Burime zyrtare konfirmojnë për “DurrësLajm”, se shkollat që do të kenë asistencën e policisë janë:

1. Shkolla “Vinçens Prendushi” në lagjen nr.1;

2. Shkolla “Jusuf Puka” në lagjen nr.3;

3. Shkolla “Bedrie Bebeziqi” në lagjen nr.4;

3. Shkolla “Shaqe Mazreku” në lagjen nr.11;

4. Shkolla “Nëne Tereza” (“Dy gjelat”) në lagjen nr.6;

5. Shkolla “Qemal Mici” në lagjen nr.12;

6. Shkolla “Eftali Koçi” në lagjen nr.5.

Policia bashkiake do të garantojë sigurinë në shkolla, disiplinimin e trafikut në kryqëzimet pranë tyre, si dhe orientimin e nxënësve dhe kalimtarëve në vijat e bardha.

Drejtori i policisë bashkiake, Vasip Çopa thekson se janë të hapur për çdo bashkëpunim me drejtoritë e shkollave, me qëllim mbarëvajtjen e sezonit të ri shkollor.

Një vit të mbarë shkollor uron edhe drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore Durrës, Amarilda Thërmija.

I uroj të gjithë nxënësve, stafeve pedagogjike, drejtuesve të shkollave, sidomos vogëlushve që ulen për herë të parë në bankat e shkollës, suksese dhe një vit të mbarë shkollor 2022-2023”, uron ajo përmes kamerës së “DurrësLajm”.

Këtë vit shkollor do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës 1515 nxënës, ndërsa në total janë 28.931 nxënës që do të frekuentojnë arsimin parauniversitar në bashkinë Durrës.

Për të tretin vit radhazi, rreth 4000 nxënës do të zhvillojnë mësimin pasdite në shkollat pritëse.

Lexim i sugjeruar: