Është zbuluar roli i ushtarakut, Artur Celami i cili u arrestua ditën e djeshme si pjesë e grupit kriminale që vepronte në Durrës.

Sipas burimeve, Celami, ishte baza e sigurimit të armëve ushtarake për grupin kriminal që vepronte në zonën e Durrësit dhe Tiranës. Detajet janë zbardhur falë dëshmisë së dy vëllezërve që punonin si vrasës me pagesë, Indrit dhe Gentjan Beqiraj.