Ka nisur seanca gjyqësore në Gjykatën e Durrësit për 14 personat e grupit kriminal, që u arrestuan në kuadër të operacionit policor “Porositësit”.
Trupi gjykues me gjyqtar Petraq Curri do të vendosë masën e sigurisë për shtetasit:
Gentjan Beqiraj
Indrit Beqiraj
Flamur Bejko
Pellumb Hoxha
Idajet Hoxha
Armand Dalipi (Daka)
Fatjon Myrta
Blerim Elezi
Gentian Sheshi
Kujtim Deliallisi
Albano Hajdari
Fatjon Hajdari
Armando Lama
Altin Celami
Ilirjan Feçi – i arrestuar më parë, në kuadër të operacionit “Golden Bullet”.
Goditja e grupit kriminal u bë dy ditë më parë pas finalizimit të operacionit “Porositësi”, teksa u zbardhën një seri ngjarjesh të rënda kriminale, të ndodhura më parë.
Grupi i strukturuar kriminal prej 21 personash që kryente vrasje kundrejt pagesës u çmontua nga policia e Durrësit, e cila vuri në pranga 14 prej tyre, mes të cilëve një polic burgjesh dhe majorin e ushtrisë shqiptare i identifikuar si Altin Çelami i punësuar në repartin e Pezë Helmësit dhe shpalli në kërkim 5 të tjerë.
Të implikuar në ngjarjet kriminale janë Kasandër Noga i arrestuar në Belgjikë dhe Ilirian Peçi i arrestuar në operacionin “Plumbi i artë”.
Në kuadër të veprimeve të thelluara të kryera në vijimësi, si dhe atyre të kryera gjatë ditëve të fundit, nisur edhe nga konflikti mes 2 vëllezërve Beqiraj me disa persona të tjerë, u bë e mundur zbardhja e disa ngjarjeve kriminale, si dhe qëllimi i konflikit të ndodhur më datë 02.10.2022, në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur “Koxhas”, ku disa persona me automjete kanë goditur motomjetin e dy vellezërve Gentian dhe Indrit Beqiraj dhe më pas kanë marrë me vete, njërin prej tyre, për disa minuta.
Po ashtu u zbardhën edhe mjaft detaje nga vrasja e Don Boskos ndodhur më 4 janar të këtij viti.
Sipas policisë, porositësit për disa vrasje paguanin shuma nga 50 mijë deri në 150 mijë euro.





