Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku ka humbur jetën shtetasi H.P., banues në lagjen nr. 13 të Durrësit.

Policia informon se makina që viktima drejtonte, ka dalë nga rruga.

Durrës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në autostradën Tiranë-Durrës, një automjeti me drejtues shtetasin H. P., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.