Policia Bashkiake e Durrësit ka ushtruar një kontroll në lagjen 13, rruga “Pavarësia”, me qëllim lirimin e parkimeve publike.
Sipas policisë bashkiake, në këtë rrugë qendronin prej një kohe të gjatë automjete të llojeve të ndryshme, të cilat u reklamonin me qëllim shitjen e tyre.
“Me këtë rast u bë menjëherë marrja e masave administrative për çdo automjet si dhe lirimi i parkimeve publike.”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë Bashkiake Durrës në rrjetet sociale.
Postimi i plotë:
Shërbimet e Policisë Bashkiake kanë konstatuar se në lagjen 13, rruga “Pavarësia” automjete të llojeve të ndryshme të cilat janë të parkuara për një kohë të gjatë me qëllimin e ushtrimit të aktivitetit të shitjeve të tyre duke zënë parkimin publik.
Me këtë rast u bë menjëherë marrja e masave administrative për çdo automjet si dhe lirimi i parkimeve publike.
Shërbimet e Policisë Bashkiake do të monitorojnë dhe kontrollojnë cdo hapësirë publike të qytetit në ditët në vijim për këtë problematikë të përsëritur si dhe do marri masa për të luftuar këtë fenomen tregtimi të automjeteve.
Ftojmë të gjithë qytetarët që konstatojnë zënien e hapësirave si dhe parkimeve publike të telefonojnë sallën oprative.





