Kolonat antike në Rrugën Tregtare po përdoren si “tabelë” për njoftime vdekjeje.

Ndonëse nuk kategorizohen si monumente, kolonat e vendosura në bulevardin “Epidamn” mbeten trashëgimi historike dhe jo të paktë janë turistët, që gjatë vizitës së tyre në qytet shkrepin foto pranë tyre.

E bashkë me fotot e turistët “fluturojnë” edhe njoftimet, që agjencitë funerale apo qytetarët vijojnë t’i vendosin ku të munden duke harruar kështu thirrjen e kryebashkiakes Emiriana Sako një vit më parë.

Kjo është fushata e ndërmarrë nga bashkia Durrës në bashkëpunim me policinë bashkiake vitin që lamë pas, që mesa duket qytetarët dhe subjektet e ndryshme e kanë harruar sot.