Policia e Durrësit njofton se ka arrestuar 78-vjeçarin Ahmet Stafa, i cili ditën e djeshme u përfshi në një konflikt me bashkëshorten e saj dhe mbetën të dy të plagosur.

Ndërkohë, për bashkëshorten 74-vjeçare Asije Stafa ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, sipas të cilit, në lagjen nr.11, Durrës, shtetasit A. S., 78 vjeç dhe A. S., 74 vjeçe (bashkëshortë), pas një konflikti për motive të dobëta, kishin goditur njëri-tjetrin me sende të forta, ju bëjmë me dije se: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., si dhe referuan materialet në Prokurori e nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. S., për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.