Reshjet e shiut kanë krijuar problematikat e para në Durrës.
Fotot e mbërritura në redaksinë tonë mëngjesin e sotëm dëshmojnë se në zonat përreth stadiumit “Niko Dovana” janë regjistruar përmbytjet e para të rrugëve.
Niveli i ujit ka arritur në disa cm në akset e lagjes nr.18, e njohur si një nga zonat më problematike të qytetit, kur regjistrohen reshje të dendura.
Nëse reshjet vazhdojnë, uji mund të ngjitet deri në trotuar, duke vështirësuar lëvizjen e kalimtarëve në këtë zonë.






