Sot është dita e tretë e punimeve për rehabilitimin e shtresave asfaltike në autostradën Durrës-Tiranë.
Siç duket dhe në pamjet që ka siguruar për “DurrësLajm“, Denis Simaku edhe pse po punohet në njërën prej korsive në një gjatësi prej 500 m, pranë mbikalimit të “Shënavlashit” është krijuar një trafik i rënduar automjetesh rreth 3 km.
Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar punimet do të zgjasin 25 ditë për të dyja senset e lëvizjes, deri në mbikalimin e Kasharit.





