Projekti paraprak për ndërtimin e parkimit nëntokësor dhe stacionit multimodal në Durrës po krijon zhurmat e para.
Për Igli Carën ky projekt përsërit rastin e të shumëpërfolurës Velierë.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, kreu i degës lokale të PD thotë se “përvoja ka treguar se abuzimet më të mëdha fshihen atje, ku ka vendimarrje pa konsultim”.
Postimi i plotë:
I mirëpritur çdo projekt që ndihmon në zhvillimin e qytetit!
Fondit Shqiptar të Zhvillimit i lindi idea e projektit “Ndërtim parkimi nëntokësor dhe stacion multimodal”, që u miratua në këshillin bashkiak.
Eshtë vendimi i 18 i mbledhjes së fundit.
Por a është konsultuar me qytetarët dhe grupet e interesit ky projekt?
Përvoja ka treguar se abuzimet më të mëdha fshihen atje, ku ka vendimarrje pa konsultim.
Pa dyshim është e lehtë të bësh një amendim, por jo e thjeshtë të marrësh produktin, pasi nuk do të mjaftonin paratë për të zeruar një projekt të zbatuar.
Shembull konkret është “Veliera” që tjetërsoi identitetin e qytetit, duke rrëmbyer miliona euro nga taksat e qytetarëve.
Rikthimi në pikën fillestare është i pamundur.
Dëmet që i janë shkaktuar arkeologjisë në këtë pikë nuk mund të zhbëhen, ndërsa kosto është e shumëfishtë.
Ngado që ta kthesh të humbur janë qyteti dhe banorët e tij, të cilët jo vetëm nuk pyeten, por vidhen rregullisht në emër të projekteve marramendëse në 3D, që nuk kanë asgjë të përbashkët me betonimin e patjetërsueshëm të Durrësit!
Lexim i sugjeruar:





