Qytetarët e Durrësit nuk do të kenë ujë të pijshëm sot dhe nesër.

Sipas njoftimit të UKD, shkak është bërë një defekt që ka ndodhur në zonën Sektori Rinia ku është çarë tubacioni kryesor i ujësjellësit që furnizon me ujë të pijshëm qytetin e Durrësit dhe zonën e fshatrave.

Ujësjellës Kanalizime Durrës kërkon ndjesë dhe mirëkuptim për shqetësimin e krijuar dhe bën të ditur se brigada e avarive po punon për normalizimin e situatës për të rikthyer furnizimin normal të popullatës me ujë.

Njoftimi i UKD:

Kolegë miredita! Ju lutem jepni këtë njoftim nga UKD për situatën e krijuar në furnizimin me ujë të pijshëm.

Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton abonentët se mund të ketë probleme në furnizimin me ujë gjatë 48 orëve të ardhshme. Shkak është bërë një difekt që ka ndodhur në zonën Sektori Rinia ku është çarë tubacioni kryesor i ujësjellësit që furnizon me ujë të pijshëm qytetin e Durrësit dhe zonën e fshatrave. Brigada e avarive e UKD prej dy ditësh po punon për të riparuar difektin dhe normalizimin e situatës për të rikthyer furnizimin normal të popullatës me ujë. Si pasojë e kësaj situate, gjatë ditës së sotme dhe nesër, pritet të ketë probleme në furnizimin me ujë për zonën e sipërpërmendur.

Ujësjellës Kanalizime Durrës kërkon ndjesë dhe mirëkuptim për shqetësimin e krijuar.