Sipas informacioneve të fundit nga UKD, aktualisht defekti për të cilin u njoftua më herët është riparuar.

Një rezultat i tillë në kohë rekord vjen pas afro dy ditë punime në terren, pamjet nga të cilat i gjeni më poshtë.

Tashmë ka nisur edhe rivënia në punë e linjës së transmetimit, nga stacioni në Fushë-Milot drejt depove të furnizimit në qytet dhe zonën e fshatrave. 

Ajo që mund te thuhet në këtë moment është se mund të ketë anomali në furnizimin me ujë në zona të caktuara të qytetit apo fshatit.