Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në oborrin e banesës në fshatin Zall në Fushë-Krujë.
Nga informacionet e para policore, mësohet se shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
“Rreth orës 22:40, në lagjen “Magaze”, Fushë-Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit M. B., 54 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.”, informoi policia e Durrësit.
Mësohet se tritoli ka shpërthyer në oborrin e pasëm të banesës së familjes Baftjari me origjinë nga Kukësi.





