Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me 65-vjeçarin, që u gjet i pajetë ditën e sotme në banesën e tij në lagjen nr .9 në Durrës.

Bëhet me dije se 65-vjeçari jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kishte pak kohë që kishte ardhur në Durrës, ndërsa dyshohet se ai ka ndërruar jetë 2 javë më parë.

Ata që ngritën alarmin ishin banorët e pallatit ku ai u gjet, pasi pallati kishte marrë erë nga kufoma e 65-vjeçarit me iniciale A. G.