Reshjet intensive të shiut, që nisën mbrëmjen e djeshme e vijojnë edhe këtë të shtunë, kanë shkaktuar problemet e para në Durrës, raporton “DurrësLajm“.

Siç shihet nga pamjet, niveli i ujit në rrugën e lagjes nr.18 është rritur ndjeshëm e për pasojë ka krijuar vështirësi në lëvizjen e këmbësorëve dhe qarkullimin e automjeteve.

Situata më problematike, ashtu si çdo herë, paraqitet në kryqëzimin sapo kalon stadiumin, në të cilin uji për pak arrin trotuarin.

Gjithashtu, erërat e forta shkaktuan rënien e degëve të një peme në këtë zonë, fatmirësisht pa lënduar askënd.