Porti i Durrësit është kthyer ditët e fundit në “mollën e sherrit” për politikën shqiptare.

Për transformimin e tij ka reaguar së fundmi në një postim në “Facebook” deputeti i PD, Agron Shehaj.

Ai i ka drejtuar akuza të drejtpërdrejta kryeministrit Edi Rama duke thënë se ai “gënjen kur thotë se kompania arabe North East Real Estate Holding Limited, që do marrë Portin e Durrësit, është “Kompani Flamur” e Emirateve të Bashkura”.

Postimi i plotë:

Rama mashtroi shqiptarët duke thënë se në Portin e Durrësit do investonte kompania Emaar.
Rama gënjen gjithashtu kur thotë se kompania arabe North East Real Estate Holding Limited, që do marrë Portin e Durrësit, është “Kompani Flamur” e Emirateve të Bashkura.
Kjo kompani është krijuar në Nëntor 2021, nuk ka asnjë historik financiar dhe mbi të gjitha nuk ka asnjë lidhje me kompaninë Emaar.
Koncesioni i Portit të Durrësit është afera e radhës e kësaj qeverie të korruptuar deri në palcë.