Arrestohet në Belgjikë kryedispeçeri në Portin e Durrësit, Shefki Keci, i cili është arrestuar për llogari të drejtësisë italiane.
Sipas “BW”, arrestimi i tij është bërë më datë 13 nëntor, pasi Keci rezultonte se ishte në kërkim nga autoritetet italiane.
Ende nuk është bërë e ditur arsyeja e ndalimit dhe për çfarë vepre penale ishte në kërkim nga drejtësia italiane.





