Pasojat e ditëve me shi përveç qendrës së Durrësit, i vuajn edhe lagjet në rrethina.
Në redaksinë e “DurrësLajm” ka ardhur një video nga një banor i lagjes “Proskë” në Shënavlash, ku tregon kushtet e këqija të rrugës ku ai banon.
Gropat me ujë, balta dhe mungesa e ndriçimit në mbrëmje, vështirësojnë lëvizjen e automjeteve dhe banorëve të kësaj lagjeje.





