Vezullimi i dritave në sheshin “Liria” të Durrësit, tërheq si magnet qytetarët. Në këto ditë të para të dhjetorit, ai është ndoshta vendi më i preferuar nga të gjitha grupmoshat.
Të vegjlit janë ata që u gëzohen më shumë festave të fundvitit.
Nuk ka Krishtlindje e Vit të Ri pa babagjysh, e ai nuk kishte si të mungonte në shesh.
Megjithëse pak i vogël, ai e di mirë detyrën e tij.
Për më të rriturit, atmosfera e krijuar në sheshin “Liria” është ajo e duhura.
Ka dhe nga ata që vezullimin e festave do donin ta kishin në lagjet e tyre periferike, për të mos u ndjerë të përjashtuar.
Si në çdo festë, urimi për një vit të ri sa më të mbarë nuk kishte si të mungonte.
M.B.





