Prej 30 vitesh lider në tregun e lubrifikantëve të themeluar në vitin 1992 nga biznesmeni inovator, Krenar Lasko, “KAPPA OIL” importon, prodhon e tregton një gamë të gjerë lubrifikantësh.
Cilësia më e lartë dhe standardi më bashkëkohor për shërbimin lubrifikues të makinave të pasagjerëve, kamionëve të çdo tonazhi, por edhe makinerive bujqësore, pajisjeve minerare e të ndërtimit të rrugëve dhe makinerive industriale.
Përveç lubrifikantëve, “KAPPA OIL” tregton filtra, bateri dhe pajisje të tjera për automjetet. Çdo produkt i “KAPPA OIL” mban certifikimin e markave më të mëdha të prodhimit të automjeteve në Europë.
Një mbrëmje gala organizuar posaçërisht për këtë moment historik, 30-vjetorin e kompanisë, do të mbahet sonte. Të ftuar në këtë mbrëmje speciale do të jenë personalitetet më të larta të politikës në vend, partnerë, miq, punonjës dhe klientët më besnikë të “Kappa Oil”, të cilët kanë kontribuar e i kanë mbështetur me entuziazëm dhe përkushtim drejt sukseseve të përbashkëta.
“KAPPA OIL”, besojini cilësisë!
Prej 30 vitesh në treg “Kappa Oil” eksporton në mbi 35 vende markën e saj si një garanci për konsumatorin duke e kaluar në “filtrat” botërorë të certifikimit në gamën e lubrifikantëve.





