Prefektura e Qarkut Durrës ka dal me njoftim ditën e sotme në lidhje me situatën e krijuar nga reshjet e dendura të shiut gjatë natës së kaluar.
Sipas njoftimit të Prefekturës, situata paraqitet e përkeqësuar vetëm në disa fshatra të bashkisë Krujë dhe njësisë administrative Bubq.
“Në fshatin Murqinë ka prezencë uji në tokat arrë, në rreth 100 ha (nisur edhe nga gjurrma e sipërfaqes së përmbytur gjatë rreshjeve të fundit të nëntorit);
Në fshatin Miliskajë ka prezencë uji në tokat arrë;
Në fshatin Derven situata është e njëjta si në fshatin Miliskajë.“, thuhet në njoftim.
Sakaq, Prefektura Durrës deklaron se nuk ka patur shkarkim nga liqeni i Bovillës, pasi niveli i ujit është -9 m nga kuota maksimale.
Njoftimi i plotë:
Njoftim!
Në vijim të raportimit të situatës për shkak të rreshjeve nga komunikimi me strukturat përgjegjëse vendore, si dhe strukturat e gadishmërisë së përhërshme, konkretisht, situata në Njësinë Administrative Bubq, Bashkia Krujë paraqitet, si më poshtë:
● Në fshatin Murqinë ka prezencë uji në tokat arrë, në rreth 100 ha (nisur edhe nga gjurrma e sipërfaqes së përmbytur gjatë rreshjeve të fundit të nëntorit);
● Në fshatin Miliskajë ka prezencë uji në tokat arrë;
● Në fshatin Derven situata është e njëjta si në fshatin Miliskajë.
Përsa më sipër, theksoj se situata ka ardhur vetëm si pasojë e prurjeve të ujit nga rreshjet me intensitet gjatë natës. Shkarkime nga liqeni i Bovillës nuk ka pasur. Niveli i ujit aktualisht në liqenin e Bovillës është -9m nga kuota maksimale.Të gjitha strukturat përgjegjëse janë në gadishmëri të plotë.
Institucioni i Prefekti është në monitorim të situatës dhe ka kërkuar nga ana e të gjitha strukturave të jenë në gadishmëri të plotë.





