Për të 8-ën herë, banorët e Katundit të Ri janë përmbytur nga vërshimi i lumit Erzen.

Në prononcimet e tyre për “DurrësLajm”, ata ngrenë shqetësimin për dëmet që u janë shkaktuara në banesa dhe në ushqimet për gjënë e gjallë.

Sipas tyre, autoritetet duken aty vetëm sa për të bërë foto dhe më pas ikin duke mos u ofruar asnjë ndihmë.

“Ka ardhur zjarrfikësja, por ja po rrin kot aty. Bëjnë nja dy foto dhe ikin”,– thotë një banor.

“Kemi 8 vite që pêrmbytemi. Presim nga shteti që të na rregullojë Erzenin. Edi Rama thotë që e kemi rregullu, por e vërteta kjo është”,- thotë një tjetër banor i kësaj lagjeje.

Ndërkohë, kreu i njësisë administrative Denis Balla na konfirmon se në lagje ndodhet automjeti zjarrfikës që do të anagazhohet për largimin e ujit në banesa.

Në krahasim me orët e para të mëngjesit, niveli i ujit ka nisur të ulet.