Protestë e shofereve të kamionëve në portin e Durrësit, që kanë mbetur pa u nisur me tragetin e Ankonës.

Janë mbi 100 mjete që kanë mbetur pa u imbarkuar në tragetin e linjës.

Shoferet janë ankuar se në pikën e skanerit ka pasur bllokime dhe vonesa të theksuara nga defektet e regjistruara dhe për pasojë janë krijuar radhë të gjata me mjete, ndërsa procedurat kanë qenë të tejzgjatura.

Në port janë krijuar rradhë të gjata me mjete të rënda, ndërsa në ambientet pranë skanerit ka forca të shtuara policie.

Për shkak të rradhëve të gjata rrezikojnë të mbesin pa u imbarkuar në tragetet e linjës Durrës – Bari të tjerë kamionë dhe autobusë,, që presin prej orësh të bllokuar.