Mbi 100 raste të virozave të stinës tek fëmijët regjistrohen në ditë pranë Urgjencës së Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Durrësit.
Mjeku pediatër, Fatmir Shahini tregon për “DurrësLajm” se fëmijët paraqiten në spital, jo vetëm me temperaturë të lartë, kollë e imuntet të dobët, por edhe me çrregullime diarreike e të vjella.
Për këto të fundit, Shahini thotë se nuk janë “përjashtuese në rastet e virozave, por janë disi më të theksuara krahasuar me vite më parë”.
Ai jep disa këshilla për prindërit, për t’i ndihmuar në trajtimin sa më optimal të rastit tek fëmijët e tyre dhe apelon të mos neglizhohet vizita te mjeku i familjes.
K.Gj.





