Policia e Durrësit ka reaguar mesditën e sotme për ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Shkozet, ku gjeti vdekjen një i ri.

Policia informon se viktima është shtetasi A.D. 24 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur jetën për shkak të kontaktit me rrymën elektrike.

Njoftimi nga policia Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë referuar materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në lagjen nr.14, Durrës, në afërsi të një kabine elektrike është gjetur pa shenja jete, shtetasi A. D., 24 vjeç, banues në lagjen nr.14, Durrës, i cili dyshohet se ka humbur jetën për shkak të kontaktit me rrymën elektrike.

Lajmin për vdekjen tragjike të të riut e raportoi “DurrësLajm” mbrëmjen e djeshme.