Udhëtimet e planifikuara nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas nuk do të kryhen, për shkak të kushteve të këqija atmosferike.
Ndërkohë, Autoriteti Portual Durrës njofton se udhëtimet nga Durrësi drejt Ankonës vijojnë normalisht.
Njoftimi i APD-së
NJOFTIM I RËNDËSISHËM
Dt. 04.02.2023
Referuar parashikimeve të Kapitenerisë së Portit të Durrësit mbi situatën e motit në orët në vijim, Kompanitë e lundrimeve bëjnë të ditur se dy tragetet që ishin parashikuar mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Barit, do të anulojnë lundrimet.
Pra, si pasojë e kushteve të motit që pritet të përkeqësohen në orët e ardhshme, nuk do të ketë nisje të trageteve sot, dt.04.02.2023, nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas.
Linja Durrës-Ankona-Durrës do të vazhdojë normalisht.
Do ju mbajmë të informuar për çdo informacion në vijim.