Trafik i rënduar automjetesh në rrugën “Taulantia” në Durrës.

Me gjithë motin e keq që ka përfshirë vendin këtë të shtunë, dhe anulimin e planeve për të mos shkuar në plazh, qytetarët kanë marrë makinat e tyre dhe kanë vendosur ta kalojnë kohën e lirë në një nga vendet më të frekuentuara në Durrës: Vollga dhe Currila.

Dikush për të konsumuar një kafe, dhe dikush një drekë, pushuesit kanë rikthyer trafikun e fundjavës në nënkalimin e “Velierës” dhe rrugën “Taulantia”. Makinat qëndrojnë në trafik me minuta të tëra, ndërsa policët e Qarkullimit Rrugor tentojnë të mundësojnë sadopak lirimin e tij.

Për më tepër, shihni pamjet që sjell “DurrësLajm” të filmuara pak minuta më parë.