Shkrumbohet nga zjarri një kioskë në qytetin e Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm brenda oborrit të pallatit të sportit “Ramazan Njala” dhe përbri shkollës 9-vjeçare “Marie Kaçulini”, ku zjarri ka përfshirë kioskën e cila ofronte ushqim të shpejtë (fast food).
Shkak dyshohet se është bërë një bombol gazi, e cila ka shpërthyer dhe si pasojë zjarri është përhapur masivisht.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse duke ndërhyrë për shuarjen e flakëve.





