Gjykata e Durrësit ka lënë në qeli 44-vjeçarin e akuzuar për tentativë përdhunimi ndaj së bijës 14-vjeçare.
G. Ceku u arrestua nga policia për dhunë në familje dhe marrëdhënie seksuale me të mitur mbetur në tentativë.
Ngjarja ndodhi të shtunën e kaluar në zonën e Spitallës, ku familja ishte vendosur prej pak kohësh dhe jetonte me qira. I arrestuari u denoncua nga bashkëshortja për dhunë verbale, emocionale dhe për tentativë marrëdhëniesh seksuale me të bijën adoleshente, pasi e kishte nxjerrë atë nga banesa.
Pas arrestimit, 44-vjeçari ka mohuar akuzën për akte të turpshme ndaj së bijës dhe ka deklaruar se një akuzë e tillë është një kurth ndaj tij për ta larguar nga shtëpia.
Ndaj të akuzuarit nuk ka pasur më parë denoncime për dhunë në familje.





