Një i moshuar është gjetur pa shenja jete brenda në banesën e tij ku jetonte i vetëm.
Kanë qenë fqinjët të cilët kanë njoftuar autoritetet.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 16, Durrës, është gjetur në banesën ku jetonte vetëm, pa shenja jete shtetasi E. K., 63 vjeç. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





