Një servis në lagjen nr.16 të Durrësit është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të marte.

Sipas informacioneve paraprake, shkak i shpërthimit të flakëve është bërë një shkëndijë e shkaktuar gjatë saldimit.

Si pasojë, një punëtor është lënduar lehtë dhe është transportuar në spitalin e qytetit bregdetar, ku ndodhet nën asistencën e bluzave të bardha, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave në të cilat u regjistrua ajo.