Një tjetër aksident është regjistruar në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të Urës së Dajlanit. 

Kureshtja për të parë ç’po ndodhte pranë karburantit, ku mbrëmjen e sotme u përplas një automjet me 4 të rinj brenda, ka “marrë në qafë” dhe 2 automjete të tjera. 

Sikundër duket nga pamjet e sjella për “DurrësLajm” nga Denis Simaku, një automjet është aksidentuar dhe një tjetër ka pasur nevojë për ndërhyrjen e zjarrfikëseve, pasi u përfshi nga flakët. 

Lexo lajmin kryesor: