Pritjes së gjatë të qytetarëve, që tërmeti i 26 nëntorit i la të pastrehë, po i vjen fundi.

Lajmin e mirë e dha kryeministri Rama, i cili premton se brenda këtij viti, familjet e prekura prej tërmetit do të marrin shtëpitë e reja.

Janë 996 apartamente, që janë bërë gati të akomodojnë të prekurit nga tërmeti në lagjen e re në Spitallë.

Ndërkohë, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Sako njofton se shorteu për marrjen e apartamenteve do të hidhet brenda këtij muaji.

Në total, në këtë lagje të re model urbane janë ndërtuar 85 pallate, me standarte të larta, vende parkimi , hapësira të gjelbëra dhe qendra të ndryshme shërbimi.

Paraprakisht “DurrësLajm” mëson se në sitin e ri në Spitallë do të sistemohen të gjitha familjet, pallatet e të cilave nuk janë rindërtuar në po të njejtin vend.

Më tepër detaje pritet të mësohen në ditët në vijim.