Dy automjete janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Durrës.

Paraprakisht mësohet se njëri nga mjetet është model tip “Audi Q5”.

Makinat ishin të parkuara në oborrin e një shtëpie në lagjen nr. 17, kur kanë shpërthyer në flakë.

Siç duket dhe në pamjet që “DurrësLajm” po publikon, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar por vetëm dëme të shumta materiale.

Nuk dihen ende shkaqet, ndërsa policia ka nisur hetimet për ngjarjen.