Zbardhen 4 raste të vjedhjes në disa lokale në Durrës, vihet në pranga autori i dyshuar.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera pas kallëzimeve të pronarëve të disa lokaleve, për vjedhje në subjektet e tyre, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh kanë vënë në pranga shtetasin A. D., 22 vjeç, banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në datat 15.11.2024, 30.11.2024 dhe 02.12.2024, ka kryer vjedhje në 4 lokale në lagjen nr. 13, Durrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.