Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku e ka cilësuar lajm të mirë rikthimin e Berishës në Kuvend, gjë që, sipas saj, do të rigjallërojë strukturat e PD-së. “Berisha u rikthye në Kuvend pas një beteje të gjatë. E shoh si një lajm të mirë të PD. Sepse nisi një lojë që ti e kishe lojtarin kryesor jashtë fushe. Besoj që do të shërbejë për të rigjallëruar strukturat e PD dhe për të përforcuar mesazhin e PD”, – tha Tabaku.

Deputetja Tabaku shtoi se kjo qeveri nuk di të organizojë zgjedhje, ndërsa theksoi se “Shqipëria duhet ta lerë pas diskutimin organizojmë apo nuk organizojmë dot zgjedhje”. Deputetja demokrate u shpreh se abuzimet nga ana e qeverisë kanë filluar, duke përmendur përdorimin e ambasadorëve në fushatë, përdorimi i burimeve shtetërore apo edhe dhënin e bonusit per pensionistet.

Është një diskutim aq i vjetër saqë mua më duket sikur flasim në 1991. Duke qenë se faktet dhe e shkuara tregojnë se kjo qeveri nuk di të organizojë zgjedhje, mendoj që qeveria teknike është një opsion shumë i mirë për të rikuperuar problemet e menaxhimit dhe të organizimit zgjedhor. Ndërkohë që flasim ka filluar abuzimi, përdorimi i ambasadorëve në fushatë, përdorimi i burimeve shtetërore, dhënia e bonusit elektoral për pensionet, janë fakte që shkojnë në mbështetje edhe të një ideje të qeverisë teknike dhe të nevojës së qeverisë teknike”, -tha Tabaku.

Tabaku tha më tej se nuk ka ndodhur ndonjëherë që amendamentet të rrëzohen në këtë mënyrë, teksa tha se këtë vit pati refuzim dhe arrogancë për trajtimin e buxhetit në Kuvend. “Normalisht buxheti është atributi dhe projekt i qeverisë…por në situatën që ndodhemi ne nuk mund të kufizohemi vetëm duke bërë kritikën por edhe duhet dhenë alternativa. Dhënia e alternativës në këto katër fusha kryesorë, çështje sociale , arsimi dhe shëndetësia , bujqësia dhe çështje që lidhen me mirëmenaxhimin e buxhetit. Nuk ka ndodhur ndonjëherë në fakt që amendamentet të rrëzohen në këtë mënyrë”.