Një 43-vjeçar është larguar tre ditë më parë nga banesa në Durrës dhe nuk është kthyer.
Denocimin në polici e ka bërë babai i tij, H.Sh.
“Në Komisariatin e Policisë Durrës ka kallëzuar shtetasi H. Sh, se më datë 02.12.2024, është larguar nga banesa djali i tij, shtetasi B. Sh., 43 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.”, njofton policia.