Kryesia e Partisë Demokratike ka caktuar grupet e punës në çdo qark për zgjedhjet e 2025. Në qarkun e Elbasanit do të jenë 24 pjesëtarë të grupit të punës së PD, të cilët do të drejtohen nga Tomor Alizoti.
Në qarkun e Beratit do të jenë 6 pjesëtarë që do të drejtohen nga Eno Bozdo
Kavaja dhe Rrogozhina do të drejtohen nga kryetari i bashkisë Kavajë Fisnik Qosja dhe një grup prej 3 pjesëtarësh.
Puna në terren në qarkun e Kukësit do të drejtohet nga Flamur Hoxha. Grupi i Kukësit është i përbërë nga 4 anëtarë.
Qarku i Lezhës do të drejtohet nga Agron Gjekmarkaj, me një grup të përbërë prej 12 anëtarësh.