Kryesia e Partisë Socialiste është mbledhur paraditen e sotme ku ka pasur në fokus zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Në këtë mbledhje ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

Në përfundim të mbledhjes bëhet e ditur se është miratuar zëvendësimi i Blendi Gonxhes si drejtues qarku për Dibrën. Sipas të njëjtave burime, Gonxhe është zgjedhur të bashkëdrejtojë qarkun e Tiranës me Elisa Spiropalin, Erion Veliajn dhe Ogerta Manastirliun.

Në këtë mënyrë, Tirana do të ketë 4 drejtues qarku për PS-në, përballë Belind Këlliçit të PD-së për zgjedhjet e 11 Majit 2025. Ndërkohë, Blendi Goxhe pritet të zëvendësohet në Dibër nga Blendi Klosi, i cili përballë do të ketë drejtuesin e PD-së, Xhelal Mziu.