Një kabinë elektrike ka shpërthyer në flakë pranë një pallati në zonën e bregut të Drinit në Lezhë. Ngjarja në fjalë ka shkaktuar panik tek banorët, të cilët janë larguar nga banesat e tyre.

Në zonën ku gjendet pallati kanë mbërritur forcat zjarrfikëse. Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se deri tani nuk ka të lënduar, ndërsa nuk dihet shkaku i shpërthimit.

Edhe nga OSHEE Rajoni Lezhë janë dërguar specialistët e kësaj ndërmarrje të cilët bënë stakimin e energjisë elektrike.